TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2025, 16:41

Kremlini zbulon detaje nga takimi Putin-Xi: Në fokus samiti i Alaskës

Shkruar nga Pamfleti

Kremlini zbulon detaje nga takimi Putin-Xi: Në fokus samiti i Alaskës

Në një zhvillim të rëndësishëm paralel me samitin e Shangait që po mbahet në Tianjin të Kinës, Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe thelbësore, ku ndër temat kryesore ka qenë edhe takimi i fundit mes Putinit dhe presidentit amerikan Donald Trump në Alaskë.

Lajmi u konfirmua nga Yury Ushakov, këshilltar i afërt i presidentit rus, i cili për agjencinë shtetërore TASS deklaroi: “Presidenti ka pasur një bisedë shumë të gjatë, kryesisht, natyrisht, me liderin kinez. U ulën së bashku për një bisedë aktive dhe shumë frytdhënëse. Ndër të tjera, më tha presidenti, kanë diskutuar për kontaktet e fundit me amerikanët.”

Kjo konfirmon se në hije të samitit të SCO-së, ndërkohë që SHBA ndodhet jashtë këtij forumi, diskursi global mes tre superfuqive, SHBA, Rusia dhe Kina, po zhvillohet në mënyrë të paralelë, me theks të veçantë në diplomacinë joformale.

Takimi i përfolur në Alaskë mes Trump dhe Putinit mbetet i paqartë në përmbajtje, por vetë fakti që është diskutuar gjerësisht mes Putinit dhe Xi Jinping, nënvizon peshën e ndjeshme të këtij kontaktit në zhvillimet gjeopolitike.

Këto bisedime vijnë në një moment kur Perëndimi përballet me sfida të brendshme dhe SHBA-ja ndodhet në përplasje me të dyja këto fuqi, Rusinë për luftën në Ukrainë dhe Kinën për dominimin ekonomik dhe ushtarak në Indo-Paqësor.

 

Lini një Përgjigje