TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2025, 15:30

Mbahet Samiti i Shangait: Putin, Xi, Modi dhe Erdogan diskutojnë rendin e ri global pa SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Mbahet Samiti i Shangait: Putin, Xi, Modi dhe Erdogan diskutojnë rendin e

Nga Dragoi e Elefanti te Putini dhe Erdogani: Loja e madhe diplomatike pa SHBA-në

Qyteti port i Tianjin-it në Kinë është kthyer në epiqendrën e diplomacisë botërore me mbajtjen e Samitit të 25-të të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO), ku janë mbledhur liderët e 26 vendeve nga Euroazia, duke shënuar një nga forumet më të gjera ndërkombëtare të vitit. Me Shtetet e Bashkuara qartazi të përjashtuara nga kjo tryezë, diskursi dominohet nga ideja e ndërtimit të një rendi të ri botëror, multipolar, të pavarur nga kontrolli perëndimor.

Mbahet Samiti i Shangait: Putin, Xi, Modi dhe Erdogan diskutojnë rendin e

Presidenti rus Vladimir Putin, i pritur me ceremoni zyrtare, theksoi në fjalimin e tij se SCO-ja “ndihmon në krijimin e një rendi botër të drejtë, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe bashkëpunim të barabartë”. Në një intervistë për Xinhua, ai vlerësoi se organizata është mjet për forcimin e sigurisë kolektive euroaziatike dhe bashkëpunimit strategjik me Kinën, duke theksuar që partneriteti Pekin-Moskë është stabilizues global.

Xi dhe Modi

Një nga takimet më të pritura ishte ai mes Xi Jinping dhe Narendra Modi, i pari pas shtatë vjetësh. Xi vlerësoi se “është zgjedhja e drejtë të jemi partnerë dhe jo rivalë”, duke shprehur qartazi synimin e Kinës për të afruar Indinë dhe shmangur ndikimin amerikan.

Mbahet Samiti i Shangait: Putin, Xi, Modi dhe Erdogan diskutojnë rendin e

Modi në anën tjetër deklaroi se “marrëdhëniet nuk duhen interpretuar përmes lentes së një vendi të tretë”, një shigjetim diplomatik ndaj SHBA-së.

Erdogan në skenë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm dhe Shefi i Inteligjencës, zhvilloi bisedime me Xi-n mbi çështjen ukrainase, situatën në Gaza dhe ndërhyrjen në Siri. Turqia, ndonëse vend anëtar i NATO-s, vijon të manovrojë me kujdes mes blloqeve ndërkombëtare, duke rritur peshën e saj në forume si SCO.

Pa SHBA-në, por me planet e veta: SCO në ofensivë simbolike dhe ekonomike

Përjashtimi i SHBA-së, që dikur kishte kërkuar statusin e vëzhguesit, simbolizon distancimin nga strukturat ku Uashingtoni nuk ka kontroll. SCO mbulon tashmë 42% të popullsisë botërore dhe rreth 30% të PBB-së globale, dhe po diskuton krijimin e një Banke Zhvillimore të ngjashme me institucionet e Bretton Woods-it.

Tianjin 2025 nuk ishte thjesht samit, por edhe skenë për të treguar se ka botë jashtë orbitës perëndimore. SCO mbetet ende e fragmentuar, por me aleanca si Kina-Rusia, India-Turqia dhe dialog me Iranin, po shndërrohet në alternativë gjeopolitike. Ndërsa Perëndimi është i zhytur në krizë institucionale, Kina dhe Rusia krijojnë formate të reja të ndikimit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje