TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2025, 21:15

Korrupsioni/ SHBA fut në listën e zezë të sanksioneve bashkëpunëtorin më të afërt të Orban

Shkruar nga Pamfleti

Korrupsioni/ SHBA fut në listën e zezë të sanksioneve

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione kundër Antal Rogan, një zyrtar i lartë i qeverisë hungareze dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Viktor Orban.

Kjo është bërë e ditur nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

Rogan është shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez, që mbikëqyr Drejtorinë Kombëtare të Komunikimeve, Agjencinë e Qeverisjes Dixhitale dhe Agjencinë Hungareze të Turizmit. Sipas qeverisë amerikane, Rogan krijoi një rrjet korrupsioni për të fituar kontrollin mbi sektorët strategjikë të ekonomisë dhe për t'i kanalizuar të ardhurat tek ai dhe aleatët e tij politikë.

Departamenti amerikan i Thesarit thotë se Rogan orkestroi një sistem të shpërndarjes së kontratave dhe burimeve qeveritare midis miqve të tij, besnikë ndaj tij dhe partisë politike Fidesz. Tani atij do t'i ndalohet hyrja në SHBA dhe të gjitha pasuritë e tij do të ngrihen.

Antal Rogan u bë zyrtari i parë hungarez i rangut të lartë ndaj të cilit SHBA vendosi sanksione.

Viktor Orban është shfaqur si një ndër mbështetësit më të hapur të Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

 

Lini një Përgjigje