
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 33-vjeçare ka vrarë partnerin e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në provincën e Monzas.
Mediat italiane bëjnë me dije se para ngjarjes çifti kanë pasur një sherr fizik. Sipas dëshmisë së autores së krimit, i shoqi e ka dhunuar ndërsa ajo u mbrojt duke e sulmuar me thikë.
Pas aktit ajo ka telefonuar urgjencën, por 38-vjeçari nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.
“Ai më sulmoi dhe unë u mbrojta. Nuk mundesha dot më”, deklaroi në polici 33-vjeçarja, Stella Boggio.
Sipas dëshmive të fqinjëve, debatet me partneren e tij kanë qenë të vazhdueshme dhe të ashpra kohët e fundit. Ata shprehen se debatet e ashpra dhe britmat në mes të natës, i kanë shtyrë banorët e pallatit të lajmëronin administratorin.
Çifti nuk kishte fëmijë, por Boggio kishte një djalë nga një lidhje e mëparshme.
Lini një Përgjigje