TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2025, 20:13

Sulm me armë në një kompani në Gjermani, të paktën dy viktima

Shkruar nga Pamfleti

Sulm me armë në një kompani në Gjermani, të paktën

Të paktën dy persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një kompani në Gjermani.

Mediat gjermane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur kompaninë Häbel në Bad Friedrichshall.

Ishte ora 17:45 e së martës kur një person i armatosur dhe i maskuar hyri në fabrikë në Siemensstrasse.

Sipas policisë, dy persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri dhe një tjetër u plagos rëndë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit.

 

Lini një Përgjigje