Një aksident i rëndë u shënua të martën pasdite në qytetin Antibes të Francës, ku një kamion doli nga kontrolli dhe u përplas me të paktën 23 automjete.
Si pasojë e përplasjes, 37 persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe tre efektivë policie. Sipas informacioneve paraprake, shoferi i kamionit dyshohet se ka fjetur në timon, duke shkaktuar aksidentin.
Autoritetet ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe arrestuan drejtuesin e mjetit për hetime të mëtejshme. Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim.
Lini një Përgjigje