TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 18:31

“Jemi në biznes”, Trump: Do të shesim sasi të mëdha nafte nga Venezuela

Shkruar nga Pamfleti
“Jemi në biznes”, Trump: Do të shesim sasi të
Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka thelluar deklaratat e tij lidhur me planet për industrinë e naftës në Venezuelë, duke e bërë të qartë se objektivi i Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm stabilizimi i vendit, por edhe shitja në shkallë të gjerë e naftës venezuelane në tregjet ndërkombëtare.

Ne jemi në biznesin e naftës. Do ta shesim. Nuk do të themi që nuk do të shkojmë. Me fjalë të tjera, do të shesim naftë, dhe ndoshta në sasi shumë më të mëdha,” tha Trump gjatë konferencës së shtypit në Mar-a-Lago.

Ai sqaroi se për shkak të infrastrukturës së degraduar të epokës së Maduro-s, Venezuela nuk kishte kapacitet të prodhonte sasi të konsiderueshme të naftës. Tani, me hyrjen e kompanive amerikane, prodhimi pritet të rritet ndjeshëm dhe të shndërrohet në një burim të qëndrueshëm për eksport.

Do të shesim sasi të mëdha të naftës për vende të tjera. Shumë vende e përdorin tani, por do të thosha që shumë më shumë do të vijnë”, tha Trump, duke sinjalizuar një rol të ri të SHBA-së si menaxhere direkte e burimeve natyrore të Venezuelës.

Deklarata e presidentit përforcon bindjen se ndërhyrja ushtarake në Venezuelë nuk kishte vetëm objektiva politike dhe humanitare, por është pjesë e një strategjie të zgjeruar për rikthimin e kontrollit energjetik në hemisferën perëndimore, në një kohë kur rivalë si Kina dhe Rusia kanë tentuar të fitojnë terren në rajon.

 

Lini një Përgjigje