TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Gusht 2023, 17:34

Italia “pushtohet” nga moti i keq, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa zona

Shkruar nga Pamfleti

Italia “pushtohet” nga moti i keq, përmbytje dhe

Moti i keq ka pushtuar sërish Italia veriperëndimore. Reshjet e shumta bënë që lumenjtë të dalin nga shtrati në disa zona dhe të përmbysin rrugët.

Ekuipazhet e mbrojtjes civile pastruan rrugët e mbuluara me baltë në një qytet pranë Torinos në Itali, pasi vërshimi i ujit solli me vete dhera dhe mbeturina.

Vërshimi i shpejtë mori me vete makina në Bardonecchia në luginën malore Val di Susa, ndërsa të gjithë rrugët ishin nën pushtetin e baltës. Autoritetet kanë lajmëruar se pesë personat që rezultonin të zhdukur janë gjetur dhe nuk raportohet për viktima.

Dëmet janë të konsiderueshme, përfshirë rrugë të shkatërruara dhe ura tashmë të rrënuara nga forca e vërshimit.

Zjarrfikësit thanë se ekuipazhet kishin shpëtuar gjashtë persona gjatë natës nga një kamping i përmbysur. Si pasojë e situatës kaotike 120 persona u evokuan, ndërsa një i mitur mbeti i lënduar.

Qendra e qytetit është nën pushtetin e ujit e dheut, e përpos mjeteve zjarrfikëse në zonë janë dërguar dhe buldozerë për të ndihmuar përpjekjet e pastrimit.

Kjo ngjarje frikësoi banorët dhe turistët, të cilët frekuentojnë këtë zonë. Madje shumë persona ndodheshin atje për shkak të festës së Shën Ipolitos.

itali moti i keq

Lini një Përgjigje