TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Gusht 2023, 16:49

Ministri britanik i Shëndetësisë: T'i kthejmë emigrantët në “burgun lundrues” pavarësisht ujit me baktere

Shkruar nga Pamfleti

Ministri britanik i Shëndetësisë: T'i kthejmë

Zhvendosja e azilkërkuesve në mes të deti nga qeveria britanike u shit nga administrata e Sunak si një arritje. Por vetëm pak ditë pas vendosjes së disa emigrantëve atje, një bakter në ujin e pijshëm rrezikoi shëndetin e emigrantëve në bord.

I pyetur nga SkyNews nëse emigrantët do duhet të ktheheshin sërish në mes të detit,  Sekretari britanik i Shëndetësisë është treguar tepër cinik duke deklaruar se ata duhet të rikthehen me patjetër.

Edhe pse uji që furnizon kompleksin u konstatua me një bakter të rrezikshëm të quajtur Legionella, çka bëri që 39 azilkërkues të zhvendoseshin prej “burgut lundrues” pak ditë pasi u vendosën aty, Steve Barclay mendon se ata duhen rikthyer.

Po, po, sepse kushton rreth 6 milionë paund në ditë kostoja e hoteleve për mbajtjen e tyre në hotele. Është e rëndësishme që ne të ruajmë standardet e sigurisë, por gjithashtu të reflektojmë presionin mbi pozicionin e tatimpaguesve britanikë për sa i përket atyre 6 milionë paundëve”, ishte përgjigja e Barclay, kur u pyet për rikthimin e mundshëm të azilkërkuesve në anijen Bibby Stockholm.

Reagimi i tij i prerë dhe aspak njerëzor vjen në një kohë përplasjesh në ishull për sa i përket zbulimit të Legionella-s në ujin e pijshëm.

Bakteret Legionella mund të shkaktojnë infeksione në mushkëri, pneumoni dhe ethe. Infeksion i tyre në mushkëri mund të jetë potencialisht vdekjeprurës dhe njihet si sëmundja e Legjionarëve.

Sakaq, azilkërkuesit u larguan nga anija e kthyer në qendër strehimi të premten, por më vonë doli se ata qëndruan atje edhe katër ditë pas zbulimit të bakterit në ujë.

Fatmirësisht asnjë nga emigrantët nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes, sipas Home Office, por masat e ndërmarra nga qeveria britanike për sigurinë e shëndetit të tyre janë kritikuar ashpër.

britania

Lini një Përgjigje