TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Gusht 2023, 14:51

Putin hyn në territorin e NATO-s për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Putin hyn në territorin e NATO-s për herë të parë
Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan

Vladimir Putin do të jetë në Turqi në ditët në vijim për t’u takuar me Recep Tayyip Erdogan, shkruan sot shtypi turk.

Kjo do të jetë hera e parë që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase që presidenti rus do të vizitojë një vend anëtar të NATO.

“Pas përfundimit të marrëveshjes së grurit, çmimet e drithit u rritën me 15%. Pas përfundimit të tregtisë së sigurt përmes Korridorit të Detit të Zi, Ukraina ka vënë në rendin e ditës rrugët alternative të transportit të grurit. Megjithatë, duke marrë parasysh sigurinë dhe koston, asnjë nga këto opsione nuk mund të zëvendësojë Korridorin e Detit të Zi. Rritja e çmimeve ka një ndikim negativ në vendet e varfra, shumica e të cilave janë në Afrikë”, thuhet në një raport të Milliyet.

Më 2 gusht, Rexhep Tajip Erdogan ka diskutuar për grurin me Vladimir Putinin dhe ranë dakord për vizitën e rusit në Turqi. Më pas, presidenti Erdogan shprehu shpresën se vizita do të bëhet në gusht.

Data dhe vendi i bisedimeve të planifikuara midis presidentëve të Turqisë dhe Rusisë janë ende në diskutim, pala turke po llogarit në gusht, tha më vonë një burim nga administrata e liderit turk për RIA Novosti.

Ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi më 14 gusht se 33 luftime të ashpra u bënë në sektorin Kupiansk në rajonin lindor të Harkivit.

Në Donetsk, forcat ruse tentuan ta rimerrnin terrenin e humbur në zonën e Bahmutit, por u zmbrapsën, tha Shtabi i Përgjithshëm në raportin ditor, duke shtuar se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi një helikopter ushtarak rus mbi Bahmut.

Në jug, forcat ruse bënë përpjekje të pasuksesshme për kundërsulm në sektorin Robotine në Zaporizhia, tha ushtria ruse, një ditë pas raportimeve se trupat ukrainase kishin arritur “sukses të pjesshëm” përreth Robotinës.

Një ditë ma parë 7 civilë u vranë nga granatimet ruse në jug të Ukrainës. Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko tha në rrjetin social Telegram se 20 të tjerë u plagosën, ndërsa u shkatërruan disa banesa. Vadim Rogov, një zyrtar i emëruar nga Rusia në pjesën e uzurpuar të rajonit ukrainas Zaporizhia, tha se forcat ukrainase kanë depërtuar nëpër vijat ruse dhe “kanë fituar terren” në pjesën jugperëndimore të rajonit të Donetsk.

 

erdogan putin vizitë në turqi

Lini një Përgjigje