
John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Moskë.
Kirby u tha gazetarëve: “Nuk ka asnjë indikacion për momentin se Ukraina, apo ukrainasit janë përfshirë në të shtënat... Ne po i hedhim një vështrim, por unë do t'ju pamundësoja në këtë orë të hershme çdo lidhje me Ukrainën.”
Në përgjigje të asaj nëse kjo është një shenjë e çarjeve në regjimin e Vladimir Putinit, Kirby tha:
“Ka njerëz në Moskë dhe në Rusi që kundërshtojnë mënyrën se si zoti Putin po qeveris vendin, por nuk mendoj se ne, në këtë orë të hershme, mund të bëjmë një lidhje midis sulmit në qendrën tregtare dhe motivimeve politike. Unë mendoj se na duhet vetëm më shumë kohë dhe duhet të mësojmë më shumë informacion.”
Të paktën 40 persona u vranë dhe 100 u plagosën, sipas kanalit Baza Telegram të cituar nga Novaja Gazeta, në të shtënat në sallën e koncerteve në Krasnogorsk, afër Moskës. Rreth 200 persona janë ende brenda.
Lini një Përgjigje