TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2024, 19:35

Njerëz të tmerruar, që vrapojnë për të shpëtuar/ Pamje të rënda nga sulmi në Rusi, personat e armatosur qëllojnë mbi turmë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Njerëz të tmerruar, që vrapojnë për të

Të shtëna armësh, njerëz që bërtasin dhe vrapojnë për të shpëtuar kokën dhe trupa nëpër tokë, kjo ishte skena e tmerrshme që ndodhi pak orë më parë në sallën e koncerteve në Moskë.

Katër burra të maskuar hapën zjarr në Crocus City Hall, një vend i njohur koncertesh në periferi të Moskës duke vrarë 12 persona dhe plagosur 35 të tjerë.

Në videot e bëra publike në mediat sociale, shihen 4 personat e armatosur të cilët qëllojnë kë të gjejnë përpara.

Ata më pas futen në sallën e koncerteve të mbushur plot me njerëz dhe nisin të qëllojnë, ndërkohë që personat e ndodhur në sallë tentojnë të largohen të tmerruar.

Ende nuk asnjë informacion lidhur me shkaqet e sulmit, ndërkohë që autoritetet lokale mësohet se kanë nisur një hetim për të zbuluar dhe kapur autorët.

Lini një Përgjigje