TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2026, 16:06

Sulmi SHBA-Izreal, ministri i Jashtëm iranian: Ne nuk duam luftë, jemi të hapur për bisedime

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi SHBA-Izreal, ministri i Jashtëm iranian: Ne nuk duam luftë, jemi
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se Teherani ishte i interesuar në uljen e tensioneve dhe ishte gati të bisedonte sapo të përfundonin sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael.

Ai shtoi se Irani është i interesuar në bisedime dhe se po sulmon vetëm objektet ushtarake amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme dhe jo "amerikanët në tokën e tyre", si kundërpërgjigje. Araghchi theksoi se rruga e luftës u zgjodh nga ana e SHBA-së dhe jo prej tyre. Ministri i Jashtëm tha se sulmet e tyre nuk ishin gjë tjetër veçse akt vetmbrojtje ndaj sulmeve izraelito-amerikane.

Nuk ka komunikim tani për tani. Por nëse amerikanët duan të flasin me ne, ata e dinë se si mund të më kontaktojnë. Ne jemi sigurisht të interesuar për deeskalimin. Kjo është një luftë e zgjedhur nga Shtetet e Bashkuara dhe ata duhet të paguajnë për këtë. Por, për sa na përket neve, ne nuk duam luftë. Forcat amerikane po sulmonin njerëzit tanë në qytetet tona, por kjo nuk është ajo që do të bëjmë.

Ne po sulmojmë bazat amerikane, bazat ushtarake në rajon dhe instalimet e objektet ushtarake, dhe kjo është vetëm si një akt vetëmbrojtës. Ne nuk jemi, nuk jemi ne ata që e nisin këtë agresion. Ishin Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli që e nisën këtë agresion. Pra, nuk ka kufi për ne që të mbrohemi, por sapo të ndalet agresioni, ne do të ndalojmë edhe vetëmbrojtjen tonë”, tha Araghchi për 'NBC News'. 

irani araghchi shba

Lini një Përgjigje