TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2026, 15:23

Sulmi iranian, momenti kur raketat bien në një zonë të banuar në Doha (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi iranian, momenti kur raketat bien në një zonë të

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur dhjetëra persona largohen me nxitim nga një zonë e banuar në Doha, pasi rrënojat e një rakete iraniane ranë pranë banesave.

Sipas Al Jazeera, ngjarja ndodhi pasi Irani tentoi të godasë bazën ajrore Al Udeid, ku janë të stacionuara forca amerikane. Autoritetet e Katarit aktivizuan sistemin e mbrojtjes ajrore, i cili arriti të rrëzojë raketën para se ajo të godiste objektivin.

Pas ndërhyrjes së mbrojtjes ajrore, pjesë të raketës ranë në një zonë të banuar të kryeqytetit. Pamjet filmike tregojnë qytetarë që vrapojnë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Al Jazeera raporton se baza Al Udeid përbën një nga instalimet kryesore ushtarake amerikane në rajon dhe ka rol të rëndësishëm në operacionet e SHBA-së në Lindjen e Mesme. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë të detajuar mbi rrethanat e plota të incidentit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Al Jazeera English (@aljazeeraenglish)

Lini një Përgjigje