TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2026, 14:18

"Lufta rrezikon paqen globale", Macron thirrje palëve: Të ndalen sulmet menjëherë!

Shkruar nga Pamfleti

"Lufta rrezikon paqen globale", Macron thirrje palëve: Të

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar lidhur me luftën Izrael-Iran. Ai tha se përshkallëzimi ushtarak përbën rrezik serioz për paqen globale dhe duhet të ndalet menjëherë.

Në një mesazh të publikuar në platformën X, Macron u shpreh se shpërthimi i konfliktit “mbart pasoja të rënda për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ndërsa theksoi se: “Përshkallëzimi i vazhdueshëm është i rrezikshëm për të gjithë. Duhet të ndalet”.

Macron i kërkoi regjimit iranian të angazhohet “pa alternativa” në negociata me mirëbesim për të ndalur programet bërthamore dhe balistike, si dhe veprimet që, sipas tij, destabilizojnë rajonin.

“Kjo është absolutisht thelbësore për sigurinë e të gjithëve në Lindjen e Mesme,” deklaroi ai.

Presidenti francez u shpreh gjithashtu se populli iranian duhet të jetë në gjendje të ndërtojë lirisht të ardhmen e tij, duke shtuar se “masakrat” e fundit të kryera nga regjimi e diskreditojnë atë dhe kërkojnë që “zëri t’i rikthehet popullit, sa më shpejt, aq më mirë”.

Gjithashtu, Macron bëri thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar situatën, ndërsa theksoi se Franca është e gatshme të mobilizojë burime për të mbrojtur partnerët e saj, nëse kërkohet, dhe se po merren të gjitha masat për sigurinë e qytetarëve francezë.

Deklarata e tij vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, ndërsa konfliktet dhe kërcënimet në Lindjen e Mesme po marrin përmasa gjithnjë e më të gjera.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Po ky zhulsi imoral qe ka "gruan" transgender ish burre 25 vite mbi vehten si mund ti jape keshilla botes?

    Lini një Përgjigje