TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2026, 12:54

Khamenei dhe Presidenti iranian Fazlakhian të shënjestruar nga izraelitët; shkatërrohen rezidencat

Shkruar nga Pamfleti
Khamenei dhe Presidenti iranian Fazlakhian të shënjestruar nga
Kompleksi i shkatërruar i Khameneit

Ali Khamenei dhe Presidenti iranian, Fazlakian, ishin objektiva të sulmeve ajrore izraelite mbi Teheran. Kjo konfirmohet nga zyrtarët iranianë, ndërsa imazhet satelitore zbulojnë dëme në rezidencën e Khameneit, e cila u sulmua këtë mëngjes.

Një burim i sigurisë izraelite tha për Reuters se ne sulmuam personelin thelbësor iranian që është pjesë e planit për të shkatërruar Izraelin.

Imazhet satelitore tregojnë tym të zi dhe dëme të mëdha në kompleksin e sigurt të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, në Teheran, megjithëse vendndodhja e tij është e paqartë.

Imazhi tregon ndërtesa të shembura në kompleks, i cili zakonisht shërben si rezidencë e Khameneit dhe një qendër për pritjen e zyrtarëve të lartë

Nga publikimet e deritanishme janë të paktën 3 zyrtarë të lartë, personazhe të besuar të Khameneit. Megjithatë Irani pretendon se një nga zyrtarët e lartë të raportuar si të ekzekutuar, se Komandanti i ushtrisë Amir Hatami, është i shëndetshëm dhe i sigurt dhe po drejton ushtrinë.

irani sulmi khamenei

Lini një Përgjigje