
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, duke i cilësuar si të rrezikshme sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit, si dhe kundërpërgjigjen e Teheranit.
Në një postim në platformën X, Kallas bëri të ditur se Bashkimi Evropian po bashkëpunon me partnerët arabë për të gjetur zgjidhje përmes diplomacisë.
“Po koordinohemi me partnerët arabë për të gjetur rrugë diplomatike,” shkroi ajo.
Sipas saj, mbrojtja e civilëve dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar humanitar mbeten prioritete kryesore.
“Mbrojtja e civilëve dhe ligjit ndërkombëtar humanitar është prioritet,” theksoi Kallas.
Ajo shtoi gjithashtu se rrjeti konsullor i BE-së është plotësisht i angazhuar për të ndihmuar në largimin e shtetasve evropianë nga rajoni.
“Rrjeti ynë konsullor është plotësisht i angazhuar për lehtësimin e largimit të shtetasve të BE-së. Personeli jothelbësor i BE-së po largohet nga rajoni,” u shpreh ajo.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar sulmet dhe ka deklaruar se synimi është eliminimi i “kërcënimit nga regjimi iranian”. Ai iu drejtua gjithashtu popullit iranian, duke deklaruar se: “Pas sulmeve, merreni ju në duar qeverinë”.
Nga ana tjetër, forcat ushtarake iraniane kanë nisur kundërpërgjigje me sulme me dronë dhe raketa ndaj disa shteteve të Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të rriten.
Lini një Përgjigje