TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2026, 12:02

Irani reagon pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit: Do të pendoheni!

Shkruar nga Pamfleti
Irani reagon pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit: Do të
Ministri i Jashtëm iranian

Irani ka reaguar për herë të parë pas sulmeve të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke deklaruar se ushtria e tij është në gatishmëri të plotë për të mbrojtur territorin dhe interesat kombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme iraniane bëri të ditur se sulmet izraelite të ndërmarra në orët e para të mëngjesit kishin në shënjestër “integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar të vendit, duke përfshirë infrastrukturën mbrojtëse dhe vendet civile në qytete të ndryshme”.

Sipas autoriteteve në Teheran, ndërhyrja ushtarake përbën shkelje të hapur të normave ndërkombëtare.

“Agresioni i ripërtërirë ushtarak i SHBA-së dhe regjimit sionist kundër Iranit është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Republika Islamike e Iranit e konsideron këtë agresion një shkelje të qartë të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe rezervon të drejtën për t’u përgjigjur me vendosmëri”, thuhet në deklaratë.

Ministria nënvizoi se, sipas saj, Irani ka treguar vetëpërmbajtje me qëllim ruajtjen e stabilitetit në rajon, ndërsa theksoi se forcat e armatosura janë të përgatitura për çdo zhvillim. Sulmet u përshkruan si “shembull i qartë i agresionit të armatosur”, duke iu referuar nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, që parashikon të drejtën për vetëmbrojtje.

Në fund të reagimit zyrtar theksohet: “Historia tregon se iranianët nuk janë nënshtruar kurrë ndaj agresionit. Këtë herë, përgjigja e Iranit do të jetë vendimtare dhe agresorët do të pendohen për veprimet e tyre armiqësore”, përfundon deklarata.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Keta Iranianet thone qe nuk jane nenshtruar nga agresioni, ou! Me duket se kane qene per shume shekuj agresore barbare por sa per te nenshtruar qe Aleksandri i Madh qe i beri zap e i nenshtroi si pula te lagura. Kam njohur shume prej tyre e vertet jane njerez te mire por cudia me e madhe eshte qe popujt e mire i kane kokat e vendit te poshter. Ja edhe ne Shqiptaret keshtu i kemi pasur parine te ligj e te poshter. Ndoshta keshtu eshte ne te gjithe boten, sa me i bute populli aq me barbare jane sunduesit me te.

    Lini një Përgjigje