TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2026, 11:29

“Negociatat ishin mashtrim”, Rusia sulmon ashpër SHBA-në: Trump tregoi fytyrën e tij!

Shkruar nga Pamfleti

“Negociatat ishin mashtrim”, Rusia sulmon ashpër SHBA-në:

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka reaguar ashpër pas ofensivës së ndërmarrë nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit gjatë ditës së sotme, duke kritikuar drejtpërdrejt presidentin amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë publike, Medvedev ironizoi qëndrimin e presidentit amerikan, duke u shprehur se “paqebërësi e tregoi edhe një herë fytyrën e tij”.

Sipas Medvedev, negociatat e zhvilluara më herët me Iranin kanë qenë “thjesht një shpërqendrim”, teksa theksoi se 'askush nuk kishte ndërmend të negocionte realisht'.

Ai shtoi se përplasja aktuale është një çështje durimi mes palëve, duke bërë një krahasim historik mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

“SHBA-të janë vetëm 249 vjeç, ndërsa Perandoria Persiane u themelua më shumë se 2,500 vjet më parë. Le të shohim çfarë do të ndodhë pas 100 vitesh”, deklaroi Medvedev.

Reagimi i zyrtarit rus vjen në një ditë përshkallëzimi të tensioneve në Lindjen e Mesme. Më herët, presidenti Trump konfirmoi nisjen e “operacioneve të mëdha luftarake” kundër Iranit, ndërsa në Teheran u raportuan shpërthime dhe u pa tym në disa zona të kryeqytetit.

Nga ana tjetër, autoritetet izraelite shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe njoftuan për rritje të nivelit të gatishmërisë, mes paralajmërimeve për kundërpërgjigje nga Irani. Situata mbetet dinamike, ndërsa palët shkëmbejnë deklarata të forta dhe kërcënuese.

Lini një Përgjigje