Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka shpallur qeverinë e përkohshme. Lajmi bëhet i ditur nga Maryam Rajavi në rrjetet sociale.
Ajo shkruan se përmes qeverisë së përkohshme synohet transferimi i sovranitetit të popullit të Iranit për krijimin e një Republike Demokratike.
“Shpallja e një Qeverie të Përkohshme nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit për të transferuar sovranitetin te populli i Iranit dhe për të krijuar një Republikë Demokratike bazuar në Planin Dhjetëpikësh të znj. Maryam Rajavi”, thuhet në njoftim.

Reagimi vjen disa orë pasi Izraeli dhe SHBA nisën një fushatë ajrore sulmi ndaj disa objektivave në Iran. Ky i fundit është kundërpërgjigjur duke lëshuar raketa mbi Jeruzalem dhe Tel Aviv, por edhe disa prej vendeve arabe të Gjirit, ku janë të instaluara bazat amerikane.
Lini një Përgjigje