Një vlerësim paraprak i zyrtarëve izraelitë sugjeron se Khamenei mund të jetë lënduar gjatë sulmit ose mund edhe të jetë vrarë
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka ndërprerë kontaktet dhe nuk ka siguri për fatin e tij, raportoi media izraelite Walla, duke cituar zyrtarë izraelitë, pasditen e sotme.
Një zyrtar i lartë izraelit i tha Channel 1: "Do të tronditeshim nëse Khamenei do të shfaqej drejtpërdrejt. Sipas vlerësimit tonë, ai nuk është më me ne, por po presim konfirmim përfundimtar."
Një burim tjetër izraelit i tha N12 se udhëheqësi suprem i Iranit "ka shumë të ngjarë të mos u ketë mbijetuar sulmeve".
Zyrtarët iranianë premtuan të publikojnë një regjistrim të Khameneit pas sulmeve izraelite që shënjestruan kompleksin e tij në Teheran. Deri tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga autoritetet izraelite, amerikane apo iraniane për gjendjen e tij.
Sulmet ndodhën në kuadër të një operacioni të përbashkët të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Mediat shtetërore iraniane raportuan shpërthime në disa qytete, përfshirë Teheranin, Qom-in, Isfahanin, Kermanshahun dhe Karajin.
Sipas dy burimeve të njohura me operacionet ushtarake izraelite dhe një burimi rajonal, ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Nasirzadeh, si dhe komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Mohammed Pakpour, dyshohet se janë vrarë në sulmet izraelite. Nuk ka konfirmim të pavarur për këto raportime.
Burime izraelite dhe iraniane kishin deklaruar më herët se sulmet ajrore vranë disa komandantë të lartë të IRGC-së dhe zyrtarë politikë të regjimit iranian.
Këshilli i Sigurisë i Iranit u bëri thirrje banorëve të Teheranit dhe qyteteve të tjera të mëdha të qëndrojnë në vende të sigurta deri në njoftim të mëtejshëm.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se objektivi i operacionit është t’i japë fund regjimit të Ajatollahut. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi përfshirjen e SHBA-së në operacionin ushtarak dhe i bëri thirrje IRGC-së të dorëzojë armët.
Ai eshte ne Moske te Putini duke pire kafe me te e keta zarbot lehin rrugeve si qente e kazaneve. Nuk eshte e lehte tua shtypesh koken ketyre callmave. Edhe pas 50 vitesh do thone poshte e perpjete qe ka vajtur ne Argjentine, u dogj e u poq.