Mes zërave se lideri suprem iranian Ali Khamenei dyshohet se është vrarë nga sulmet izraelite, ka ardhur një reagim zyrtar nga ana e Iranit.
Ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi në një intervistë për ‘NBC News”, tha se gjithçka ishte nën kontroll dhe se si rezultat i sulmeve kanë humbur vetëm disa komandantë. Sipas tij ky nuk është një problem i madh. Ai shtoi gjithashtu se për aq sa është në dijeni, dhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei është ende gjallë.
"Mund të kemi humbur disa komandantë, por ky nuk është një problem kaq i madh. Të gjithë zyrtarët e lartë janë gjallë. Pra, të gjithë janë tani në pozicionin e tyre dhe ne po e trajtojmë këtë situatë dhe gjithçka është në rregull”, tha Araghchi në një intervistë me NBC News.
Vlen të theksohet se informacionet e ministrit të Jashtëm mund të jenë të kufizuara gjithashtu, pasi ai nuk ndodhet në Iran, pasi ishte në Gjenevë prë bisedime bërthamore me SHBA-në, të cilat u ndërprenë tashmë pas sulmeve amerikane.
Pak minuta më parë mediat izraelite deklaruan se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka ndërprerë kontaktet dhe nuk ka siguri për fatin e tij, informacionet sërish nuk mund të verifikoheshnin.
Kujtojmë se deri më tani raportohen të paktën 70 persona të vrarë dhe më shumë se 90 të tjerë janë plagosur në sulmet në Minab dhe Jask, të dyja në provincën Hormozogan në Iranin jugor.
Lini një Përgjigje