TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Tetor 2024, 20:46

Sulmi në Kursk një dështim i bujshëm i Kievit, forcat ukrainase rrezikojnë të rrethohen nga veriu në jug

Shkruar nga Federico Ferraù

Sulmi në Kursk një dështim i bujshëm i Kievit, forcat

Doktrina e re bërthamore ruse, është një kundërpërgjigje ndaj politikës përshkallëzuese të bllokut perëndimor. Është një fakt shqetësues, por që nuk ka arritur të depërtojë në opinionin tonë publik.

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi një vizitë të papritur në Kiev, për ta siguruar për mbështetjen e aleancës, dhe për të përsëritur zotimin se Ukraina duhet të jetë pjesë e saj. Një premtim, që duket se shkon në mënyrë të rrezikshme me strategjinë reale të udhëheqjes ukrainase:të krijojë të gjitha kushtet e mundshme për një angazhim të drejtpërdrejtë të NATO-s kundër Rusisë.

Ndërkohë rusët pushtuan së fundmi qytetin Vuhledar në rajonin e Donetsk. “Operacioni i ukrainasve në Kursk, sakrifikoi në mënyrë të panevojshme forca të çmuara, të cilat do të kishin qenë shumë të dobishme në Donbass”- thotë Maurizio Boni, gjeneral i Korpusit të Ushtrisë Italiane dhe analist për portalin “Analisi Difesa”. Për Boni-n, pushtimi i Vuhledar është shumë i rëndësishëm, dhe zbulon objektivin e Moskës:të hyjë në qytetin tjetër strategjik Pokrovsk, përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe më pas në Dnipro.

Gjeneral, a mund të ndjekë Mark Rutte një kurs strategjik të ndryshëm nga ai i Stoltenberg?

Nuk do të ndryshojë asgjë. Rutte është në krye të NATO-s, pasi ai pëlqehet nga Shtetet e Bashkuara. Dhe nuk është rastësi që vizita e parë zyrtare u zhvillua në Kiev.

A duhet të kemi frikë nga një qasje akoma më agresive e tij?

Sigurisht, që ekziston një linjë mendimi që mbështet një luftë me Moskën, e cila reflektohet tek dëshira për ta goditur Rusinë me armë me rreze të gjatë. Doktrina e re bërthamore ruse, është një kundërpërgjigje ndaj politikës përshkallëzuese të bllokut perëndimor. Është një fakt shqetësues, por që nuk ka arritur të depërtojë në opinionin tonë publik.

Cili është ai?

Sipas televizionit ukrainas, RezidentUA, më 21 shtator Andrij Jermak, shefi i kabinetit të presidentit Zelensky, deklaroi se detyra kryesore e Ukrainës është të përfshijë drejtpërdrejt NATO-n në një luftë me Rusinë. Sipas Jermak, ky qëndrim do t’i garantonte vendit të tij anëtarësimin në NATO dhe fitimin e luftës. Sërish sipas Jermak, ky është i vetmi skenar i mundshëm, pasi vetë Ukraina nuk ka më burime të mjaftueshme për të vazhduar konfliktin.

Një pranim i qartë se përshkallëzimi është synimi i tyre i vërtetë...

Udhëheqja ukrainase thotë:meqë nuk mund të vazhdojmë të rezistojmë në një luftë të gjatë, duhet të gjejmë mënyra për të përshkallëzuar konfliktin dhe për të provokuar Kremlinin. Është një strategji e drejtuar nga neo-konservatorët në Uashington, të cilët nuk duan ta pranojnë humbjen në fushën e betejës, dhe ta nxitin opinionin publik të besojë se zgjidhja e vetme e mundshme për ta fituar luftën është goditja e territorit rus.

Gjithsesi, a mund të presim ndryshime?

Të paktën deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, NATO nuk do ta ndryshojë qasjen e saj. Deri më sot, Pentagoni ka qenë gjithnjë skeptik. Është më shumë administrata Biden, ajo që nuk do të dorëzohet. Duhet thënë se “plani i fitores” i paraqitur nga Zelensky në Uashington nuk i bindi vendimmarrësit amerikanë. Ndaj vështirë se ata do të lejojnë përshkallëzimin e konfliktit.

A nuk mund ta mbështesin britanikët planin e ukrainasve?

Britanikët do të donin ta bënin këtë, por nuk munden të ndërmarrin nisma të përmasave të tilla pa miratimin e Uashingtonit.

Komisionerët e rinj evropianë të zonës së Baltikut, përkatësisht Kaja Kallas (përgjegjëse për politikën e jashtme), i rikonfirmuari Valdis Dombrovskis (për ekonominë) dhe Andrius Kubilius (për mbrojtjen), janë të gjithë shumë radikalë ndaj Rusisë. Si mund të ndikojnë ata në ngjarjet e ardhshme?

Është një konfigurim shqetësues, që na tregon se Evropa është një pjesë thelbësore e projektit të NATO-s për Ukrainën. Borrell, që do t’ia dorëzojë stafetën Kallas, e ka mbështetur gjithnjë nevojën për të goditur territorin rus, duke përqafuar qasjen e Stoltenberg dhe disa vendeve të NATO-s si Britania, Polonia dhe vendet baltike. Përpara se të emërohej komisioner, lituanezi Kubilius deklaroi për një media të vendit të tij, se BE-ja nuk duhet të ketë frikë të hyjë në luftë ndaj Rusisë, sepse Putini është frikacak dhe nuk do të bëjë asgjë nga ato që kërcënon.

Këto janë deklarata minimumi të pakujdesshme...

Po, ato synojnë të përshkallëzojnë konfliktin. Pa përmendur edhe një problem tjetër politik shumë të rëndësishëm. Estonia, vendi i Kallas, ka gjysmën e popullsisë së Romës; ndërsa Lituania e Kubilius ka afërsisht popullsinë e Romës.

Në Kursk duket se është ndalur ofensiva ukrainase, ndërsa në Donetsk rusët kanë pushtuar qytetin strategjik Vuhledar. Çfarë domethënie kanë këto zhvillime?

Në Kursk situata është kthyer në kontrollin e Rusisë. Sikurse edhe pritej nga shumica, kundërsulmi i beftë ukrainas sakrifikoi pa pasur nevojë forca të çmuara, të cilat do të ishin shumë të dobishme në Donbass, ku po shohim një kolaps sistematik të frontit dhe mbrojtjes së Ukrainës.

Vuhledar ishte shtylla e tretë, së bashku me Avdiivka dhe Bakhmut, e një linje mbrojtjeje të mundshme të Donbass-it. Pas rënies së këtyre bastioneve, linjat mbrojtëse ukrainase janë tashmë shumë të dobëta, ndërsa linjat e furnizimit po goditen rregullisht nga ushtria ruse.

Çfarë nënkupton kjo?

Kjo do të thotë se fati i frontit ukrainas është tashmë i vulosur. Edhe sepse Vuhledar është pika lidhëse midis frontit në Donbass dhe sektorit të Zaporizhzhës në jug. Arritja e lidhjes së forcave ruse të angazhuara nga Zaporizhzha drejt veriut me ato që veprojnë nga Donbass drejt perëndimit, mund të sjellë një rrethim të madh të forcave ukrainase.

Pse rusët po e bombardojnë Ukrainën Perëndimore me një intensitet dhe frekuencë më të madhe kohët e fundit?

Identifikimi i objektivave ushtarake, bazohet në parim mbi dy kritere. I pari ka të bëjë me objektivat në linjën e parë të frontit, dhe i dyti me ato më në thellësi. Goditja e këtyre të fundit - bazat ushtarake, magazinat, depot ku dërgohen armët dhe pajisjet perëndimore - nënkupton dëmtim të gjithçkaje që e mbështet luftën e Kievit. Vlerësohet se 74 për qind e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është aktualisht jashtë funksionit.

Cili mund të jetë objektivi territorial i Moskës?

Sipas mendimit tim, mbërritja dhe kontrolli i qytetit Pokrovsk para ditës së zgjedhjeve në SHBA dhe më pas në Dnipro. Pokrovsk është arteria kryesore e mbështetjes logjistike për forcat ukrainase në Donbass. Nëse rusët hyjnë atje, dhe kjo nuk duket shumë e vështirë, do të krijohen hapësira të mëdha për forcat e blinduara dhe të mekanizuara ruse./ Përshtati "Pamfleti" Nga “Il Sussidiario”

lufta rusi-ukraine ofensiva ne kursk

Lini një Përgjigje