TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Tetor 2024, 16:57

Iu bë atentat 3 muaj më parë, Trump rikthehet i patrembur në Pensilvani; pjesë e takimit edhe Elon Musk

Shkruar nga Pamfleti

Iu bë atentat 3 muaj më parë, Trump rikthehet i patrembur në
Kandidati republikan për president, Donald Trump do të rikthehet sot për të mbajtur një fjalim fushate, në Pensilvani, aty ku i shpëtoi atentatit tre muaj më parë.

“Unë thashë atë ditë kur më qëlluan, që ne do të kthehemi. Ne do të kthehemi. Dhe unë jam duke përmbushur një premtim. Unë jam duke përmbushur, me të vërtetë një detyrim”, tha Trump në një intervistë me NewsNation këtë javë.

Teksa ka mbetur edhe një muaj nga zgjedhjet presidenciale, gjendja për rezultatin është kritike.

Gjithashtu në këtë takim do të jetë prezent edhe Mbështetësi i Trump, Elon Musk , CEO i Tesla. Kjo është paraqitja e parë e Musk në një event të fushatës së Trump që kur ai shprehu publikisht mbështetjen e tij për kandidimin e dytë presidenciale të ish-presidentit amerikan.

pensilvani donald trump elon musk

Lini një Përgjigje