TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Tetor 2024, 15:54

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden paralajmëron trazira

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden paralajmëron trazira
Joe Biden


Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një deklarate për shtyp, komentoi zhvillimet e fundit, nga përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të nëntorit deri tek konfliktet në Lindjen e Mesme.

Sa i takon procesit të ardhshëm elektoral, ai u shpreh i shqetësuar ku theksoi se zgjedhjet mund të mos jenë paqësore. Biden theksoi se deklaratat e Trump lidhur me zgjedhjet janë të rrezikshme.

“Kam besim se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme, por nuk e di nëse do të jenë paqësore. Fjalët e thëna nga Donald Trump janë shumë të rrezikshme”, deklaroi Biden.

Ndërsa lidhur me armëpushimin në Gaza, Biden u shpreh se nuk ka dijeni nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po mban pezull një marrëveshje armëpushimi në Gaza, në mënyrë që të influencojë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

“A po përpiqet ai të ndikojë në zgjedhje? Nuk e di, por nuk besoj. Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se administrata ime. Asnjë, asnjë dhe asnjë. Dhe Netanyahu duhet ta ketë parasysh këtë”, u shpreh Biden.

joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba

Lini një Përgjigje