TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Tetor 2024, 08:39

Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump: Izraeli të godasë objektet bërthamore të Iranit!

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump: Izraeli të godasë objektet

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka sugjeruar Izraelit të sulmojë objektet bërthamore të Iranit.

Kandidati republikan presidencial gjatë fjalës së tij në një tubim të fushatës në shtetin jugor të Karolinës së Veriut, ka kritikuar Biden.

Një mbështetës e pyeti Trumpin për masat ndaj sulmit të fundit raketor të Iranit ndaj Izraelit. Trump kritikoi presidentin Joe Biden i cili ka kundërshtuar Izraelin. Ky i fundit synonte objektet bërthamore të Iranit.

Ish-presidenti tha se Biden ka gabuar. Ai shtoi se përgjigja e Bidenit duhet të ishte: “Goditni objektet bërthamore së pari dhe shqetësohuni për pjesën tjetër më vonë”.

 

Lini një Përgjigje