TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Tetor 2024, 21:19

Situata në Lindjen e Mesme, Biden: Izraeli nuk duhet të godasë fushat e naftës në Iran!

Shkruar nga Pamfleti

Situata në Lindjen e Mesme, Biden: Izraeli nuk duhet të godasë

Presidenti amerikan, Joe Biden duke folur në një konferencë shtypi tha se asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se administrata e tij dhe se kryeministri i Izraelit , Benjamin Netanyahu, duhet ta mbajë mend këtë.

Ai tha se Izraeli nuk do të marrë një vendim të menjëhershëm se si të hakmerret kundër sulmeve raketore të Iranit në fillim të kësaj jave.

"Izraeli ka çdo të drejtë t'i përgjigjet sulmeve ndaj tyre nga iranianët dhe të tjerët si Hezbollahu. Por fakti është se [izraelitët] duhet të jenë shumë më të kujdesshëm në trajtimin e viktimave civile", tha ai. 

Më tej Biden, duke folur para gazetarëve në Uashington tha se i kërkoi Izraelit të mos sulmojë objektet e naftës të Iranit. Nëse do të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera përveç goditjes së fushave të naftës.

Të enjten, Biden tha se SHBA po “diskutonte” me Izraelin mundësinë e sulmeve izraelite në infrastrukturën e naftës të Iranit.

Shikoni, izraelitët nuk kanë arritur në përfundimin se çfarë do të bëjnë në lidhje me një goditje. Kjo është në diskutim”, tha ai.

Lini një Përgjigje