
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka dënuar ashpër sulmin e ndërmarrë nga Rripi i Gazës, të cilët kanë sulmuar me mijëra raketa Izraelin mëngjesin e sotëm.
Metsola e ka konsideruar të tmerrshëm sulmin ndaj njerëzve të pafajshëm në Izrael, teksa ka theksuar se terrori nuk do të mbizotërojë kurrë.
"Të tmerruar nga sulmet e vazhdueshme kundër Izraelit. Ne dënojmë terrorin dhe dhunën ndaj njerëzve të pafajshëm. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që e gjejnë veten nën zjarr, për të gjithë ata që mbrojnë veten nga këto sulme brutale. Terrori nuk do të mbizotërojë kurrë", ka shkruar Roberta Metsola.
Po ashtu edhe Bashkimi Evropian ka shprehur solidaritetin e tij me Izraelin në këto momente të vështira.
Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell përmes një postimi në rrjetin social “X” dënoi sulmin dhe dhunën e tmerrshme ndaj civilëve.
"Ne po ndjekim me ankth lajmet që vijnë nga Izraeli. Dënojmë pa mëdyshje sulmet e Hamasit. Kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet menjëherë. Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë", ka shkruar Borrell.
Lini një Përgjigje