TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Tetor 2023, 09:36

Sulmi me raketa ndaj Izraelit, reagon ambasada e SHBA në Jeruzalem: Dënojmë aktin terrorist të Palestinës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me raketa ndaj Izraelit, reagon ambasada e SHBA në Jeruzalem:

Ambasada e SHBA-së në Izrael dënon hedhjen pa kriter të raketave nga terroristët e Hamasit kundër civilëve izraelitë.

E ngarkuara me punë Stephanie Hallett deklaroi në mediat sociale se ajo ishte "në kontakt me autoritetet izraelite dhe mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur nga këto akte terrorizmi".

Ndërkohë komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif në mesazhin e regjistruar në të cilin ai bën thirrje për një revoltë të përgjithshme kundër Izraelit, raporton CNN

“Nëse keni armë, nxirreni. Kjo është koha për ta përdorur atë. Nxirrni kamionë, makina, sëpata, sot fillon historia", tha ai.

Duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit, grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri.

Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, një sulm të befasishëm që përveç qindra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael. 

 

sulm izrael shba palestine akt terrorist

Lini një Përgjigje