TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Tetor 2023, 09:34

Plas lufta në Rripin e Gazës, policia izraelite ngre alarmin: Jemi nën sulm masiv!

Shkruar nga Pamfleti

Plas lufta në Rripin e Gazës, policia izraelite ngre alarmin: Jemi

Izraeli është "nën sulm masiv nga Rripi i Gazës" dhe është "në gjendje lufte". Kështu u shpreh kreu i policisë izraelite.

"Aktualisht ka 21 vende aktive konflikti në Izraelin jugor. Njësia kundër terrorizmit Yamam është në vend. I gjithë rajoni jugor është i mbyllur për lëvizjen civile."

Raportohet se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është nisur për në Tel Aviv për një takim urgjent me zyrtarët e sigurisë, përderisa ministri i Mbrojtjes ka autorizuar që të thirren në detyrë rezervistët e ushtrisë.

Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festë fetare hebreje. Po ashtu vjen pas një periudhe të luftimeve intensive në Bregun Perëndimor, ku pothuajse 200 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite gjatë bastisjeve këtë vit. Ndërkaq, si pasojë e sulmeve palestineze ndaj caqeve izraelite janë vrarë mbi 30 persona.

Izraeli ka mbajtur një bllokadë strikte në Gaza që kur Hamasi mori territorin në vitin 2007. Kufizimi i lëvizjes së mallrave dhe njerëzve ka shkatërruar ekonominë në Gaza, por Izraeli ka thënë se bllokada është e nevojshme për të parandaluar që armët të arrijnë te grupet militante.

Lini një Përgjigje