
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit lajmëruan se po godasin objektivat e Hamasit në Gaza në përgjigje të sulmit të Gazës ndaj Izraelit.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit thotë se Hamasi ka bërë një gabim të rëndë këtë mëngjes dhe ka nisur një luftë kundër shtetit të Izraelit.
Ai shtoi se trupat e IDF po “luftojnë kundër armikut në çdo vend dhe shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.
Ndërkohë ushtria izraelite ka nisur “Operacionin Shpata të Hekurta” kundër grupit të Hamasit në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmeve nga territori.
Grupi islamik Hamasi nisi sot sulmin e tij më të madh ndaj Izraelit në vite, në një lëvizje të befasishme, persona të armatosur filluan të kalojnë kufirin dhe një breshëri raketash u lëshuan nga Rripi i Gazës.
Ndërsa sirenat e alarmit po binin në të gjithë Izraelin jugor dhe qendror, duke përfshirë Jerusalemin, ushtria izraelite shpalli gjendjen e luftës. Kryeministri Benjamin Netanyahu thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë.
Sulmi i sotëm ishte më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, me mediat izraelite që raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit.
Lini një Përgjigje