TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Prill 2026, 14:35

Hegseth: Do të sigurohemi që Irani të mos ketë armë bërthamore

Shkruar nga Pamfleti
Hegseth: Do të sigurohemi që Irani të mos ketë armë
Sekretari i Luftës

Në konferencën për shtyp të Pentagonit, Sekretari i Luftës i SHBA-së tha se i takon Iranit të zgjedhë marrëveshjen me SHBA-në... 

Sekretari i Luftës së SHBA-së, Pete Hegseth, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, teksa i kërkoi të bjerë dakort dhe të bashkëpunojë me SHBA-në, para se të jetë vonë.

Në lidhje me negociatat SHBA-Iran, Hegseth tha se nëse iranianët bëjnë zgjedhjen e gabuar, atëherë do të duhet të përballen si me bllokadën amerikane të Ngushticës së Hormuzit, ashtu edhe me bombardimet.

"Nën drejtimin e Presidentit Trump, ne në Departamentin e Luftës do të sigurohemi që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore. Ne preferojmë ta bëjmë këtë në mënyrën e mirë përmes një marrëveshjeje (...) ose mund ta bëjmë në mënyrën e vështirë. Ne i bëjmë thirrje udhëheqjes iraniane të zgjedhë me mençuri", theksoi Pete Hegseth.

Në shumë pika të fjalimit të tij, Sekretari i Luftës i SHBA-së iu drejtua drejtpërdrejt iranianëve në vetën e parë shumës me paralajmërime, ndërsa vuri theksin te fuqia ushtarake e amerikanëve.

Pete Hegseth theksoi se, ndërsa Iranit i pëlqen “publikisht” të pretendojë se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, “nuk mund të kontrollojë asgjë”.

Ai vuri në dukje se kërcënimi i Iranit për të qëlluar anijet tregtare “nuk është kontroll, është pirateri”.

Ministri amerikan pretendoi se SHBA-të po zbatojnë një bllokadë “të suksesshme” të Ngushticës dhe po operojnë me “më pak se 10% të fuqisë së tyre detare”.

“Marina e Shteteve të Bashkuara kontrollon trafikun që hyn dhe del nga Ngushticat sepse kemi mjete dhe aftësi të vërteta, dhe e bëjmë këtë bllokadë me më pak se 10% të fuqisë detare të Amerikës. Llogaritja është e qartë. Ne përdorim 10% të marinës më të fuqishme në botë, ndërsa ju keni 0% të marinës suaj. Ky është kontroll i vërtetë”, theksoi Hegseth.

Në fund të deklaratës së tij, Hegseth tha se SHBA-të janë të pajisura dhe "të gatshme për veprim".

hegseth shba iran

Lini një Përgjigje