
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka lëshuar një dokument prej 212 faqesh që pretendon se përmban emrat dhe numrat e identitetit të më shumë se 7,000 palestinezëve të vrarë.
Ajo tha se njerëzit e listuar u vranë gjatë bombardimeve të enklavës nga Izraeli.
Më parë, Joe Biden dhe ushtria izraelite kishin vënë në dyshim shifrat e viktimave të lëshuara nga autoritetet në Gaza.
Ndërkohë ministri izraelit i mbrojtjes ka thënë se vendi i tij nuk ka interes të luftojë me askënd tjetër përveç Hamasit.
"Ne po bëjmë luftë në frontin jugor kundër Hamasit, të përgatitur për çdo zhvillim në veri, Hezbollahu po pëson shumë humbje. Megjithatë, ne nuk kemi asnjë interes të zgjerojmë luftën," tha Yoav Gallant duke iu përgjigjur nëse ekzistonte mundësia e një konfrontim me Iranin.
I pyetur për një pushtim tokësor të Rripit të Gazës, Gallant tha se nuk ishte "larg" por nuk do të fillonte derisa të krijohen kushtet.
Izraeli deri më tani ka frenuar ofensivën e pritshme tokësore, me presion nga udhëheqësit perëndimorë për të pritur derisa të lirohen më shumë pengje.
Lini një Përgjigje