TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Tetor 2023, 17:27

Erdogan sërish akuza Perëndimit për luftën në Gaza: Nuk ndërhyni për të ndalur sulmet, sepse ata që vdesin janë myslimanë

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan sërish akuza Perëndimit për luftën në Gaza: Nuk

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar sërish Perëndimin për sulmet izraelite në Gaza. Erdogan tha se Perëndimi nuk po i përmbahet ligjit ndërkombëtar në Gaza, sepse "gjaku i derdhur është gjaku i muslimanëve".

"Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin përpara se Komisioni i BE-së të bëjë thirrje për një armëpushim. Sa ton bomba të tjera duhet të bien në Gaza përpara se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të marrë masa", tha Rexhep Tajip Erdogan.

Ai fajësoi vendet perëndimore për ofrimin e mbështetjes së pakushtëzuar për sulmet izraelite në vend që të bënin thirrje për përmbajtje.

Më tej në fjalimin e tij në parlamentin turk, ai deklaroi se Turqia nuk do të qëndrojë e heshtur përballë dhunës "barbare" në Gaza.

erdogan perëndimi gaza

Lini një Përgjigje