TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Tetor 2023, 10:44

Ambasadorja e Izraelit në Britani akuza Hamasit: Abuzoi me ndihmat në Gaza për të krijuar makineri lufte

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadorja e Izraelit në Britani akuza Hamasit: Abuzoi me ndihmat në

Ambasadorja e Izraelit në Britaninë e Madhe, Tzipi Hotovely, ka paralajmëruar se operacioni kundër Hamasit do të jetë i ndërlikuar.

Në një intervistë për Sky News, ajo tha se Hamasi përdori të gjithë ndihmat humanitare që shkuan në Gaza në vitet e fundit për të ndërtuar këtë qytet tunel nëntokësor.

“Çdo tunel kushtoi 3 milion dollarë (2.5 milion £) – gjithsej, Izraeli ekspozoi mbi 30 tunele, 100 milion dollarë (82 milion £) ndihma humanitare mund të ishin furnizuar për popullin e Gazës por jo, i përdori për të ndërtuar këto tunl” tha ajo.

Sipas Hotovely, mbështetja financiare nga komuniteti ndërkombëtar ishte përdorur dhe abuzuar.

ambasadorja izrael hamas

Lini një Përgjigje