Policia e Lewiston ka identifikuar 40-vjeçarin Robert Card nga Bowdoin, duke thënë se ai duhet të "konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm."
Zyrtarët në Maine thonë se Card është një instruktor i çertifikuar i armëve të zjarrit dhe një anëtar i Rezervës së Ushtrisë së SHBA, raporton DailyMail.
Card kishte bërë së fundmi kërcënime për të kryer një të shtëna në një strukturë të Gardës Kombëtare në Saco, Maine, dhe gjithashtu raportohet me probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë dëgjimin e zërave, thanë zyrtarët.
Të paktën 22 persona kanë vdekur si pasojë e sulmi me armë në Lewiston, Maine, ku u regjistruan tre të shtëna gjatë natës. Nga 50 deri në 60 persona u plagosën. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë.
Lini një Përgjigje