Presidenti rus ka paralajmëruar se konflikti aktual mund të përhapet përtej Lindjes së Mesme dhe është e gabuar që gratë, fëmijët dhe të moshuarit e pafajshëm në Gaza dënohen për krimet e njerëzve të tjerë.
“Detyra jonë sot, detyra jonë kryesore, është të ndalojmë gjakderdhjen dhe dhunën”, tha Vladimir Putin në një takim të liderëve fetarë, shkruan Sky News.
Ai paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm “është i mbushur me pasoja të rënda dhe jashtëzakonisht të rrezikshme” që mund të shtrihen “shumë përtej kufijve” të Izraelit dhe Gazës.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se Izraeli jo vetëm që ka të drejtën, por "përgjegjësinë" për të mbrojtur veten pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit, por se duhet të bëjë gjithçka që mundet për të kursyer civilët palestinezë në Rripin e Gazës. Më pas Biden iu referua "mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për rrjedhën e ndihmave humanitare për popullsinë civile në Gaza" dhe tha se ai mirëpret përpjekjet për ta rritur atë.
"Izraeli ka të drejtë dhe unë do të shtoja përgjegjësinë për t'iu përgjigjur masakrës së popullit të tij", tha Biden.
Lini një Përgjigje