TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Tetor 2023, 07:26

Tronditet SHBA, sulm me armë në një restorant; 22 të vrarë dhe 60 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet SHBA, sulm me armë në një restorant; 22 të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një person ka sulmuar me armë në Lewiston, Maine.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë 22 persona, ndërsa dyshohet për 60 të tjerë të plagosur. Pas sulmit, autori i identifikuar si Robert Card është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia, raporton "BBC".

Ai është i armatosur dhe për këtë arsye policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbyllen në shtëpi që të shmanget një masakër tjetër.

Po ashtu janë mbyllur edhe shkollat dhe policia u ka kërkuar qytetarëve që të japin çdo informacion për kapjen e tij.

Të shtënat filluan në orën 6.56 të mbrëmjes, kur Card hyri në dy ambiente në qytetin Maine me një automatik AR-15, Schemengees Bard and Grille Restaurant dhe Speratime Recreation. Një restorant dhe bowling i mbushur plot me familje, të cilët po festonin një festë për fëmijët e tyre.

Më pas ai sulmoi edhe një qendër supermarketi Walmart. Robert filloi të qëllonte mbi njerëzit, duke vrarë të paktën 22 dhe duke plagosur rreth gjashtëdhjetë. Më pas ai u arratis me një makinë Subaru, duke marrë me vete automatikun. Makina u gjet e braktisur rreth njëmbëdhjetë e gjysmë të mbrëmjes, në qytetin e afërt të Lisbonës.

Tronditet SHBA, sulm me armë në një restorant; 22 të
Autori i armatosur

Presidenti Biden u informua për të shtënat gjatë darkës shtetërore me kryeministrin australian dhe që atëherë ka nisur të ndjekë situatën, duke folur me autoritetet lokale.

Card është 40 vjeç dhe pjesë e rezervës ushtarake të Gardës Kombëtare, e vendosur në Saco, në shtetin verior të Maine. Ai jeton në Bowdoin dhe është një instruktor armësh. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë e tregojnë atë me fytyrë të zbuluar, i veshur me pantallona të zeza dhe një këmishë ngjyrë kafe, ndërsa i drejton pushkën viktimave. Arsyet e sulmit janë ende të paqarta, por Card ishte mjekuar për probleme mendore verën e kaluar.

Ai tha se dëgjonte zëra dhe për këtë arsye iu besua kujdesi i specialistëve. Nëse do të vërtetoheshin këto rrethana, është një histori që përsëritet prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithmonë në të njëjtën mënyrë.

Njerëzit e çmendur vendosin të heqin zemërimin e tyre mbi qeniet e tjera njerëzore, për çfarëdo arsye, dhe arrijnë të shkaktojnë një numër të madh viktimash, sepse armët në Amerikë janë shumë lehtësisht të disponueshme.

Tronditet SHBA, sulm me armë në një restorant; 22 të

shba sulm me arme

Lini një Përgjigje