TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Tetor 2023, 16:47

Bilanc katastrofik në Gaza/ Shkon në 7 mijë numri i viktimave nga sulmet izraelite, 3 mijë prej tyre fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Bilanc katastrofik në Gaza/ Shkon në 7 mijë numri i viktimave nga

Përfaqësuesi palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, gjatë fjalës së tij në OKB, ka deklaruar se mbi 3 mijë fëmijë palestinez kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza.

Ai u tha të pranishmëve në OKB që të kenë në mendje se ndërkohë që ata flasin në foltoren e Kombeve të Bashkuara, familjet palestineze po vriten, ndërsa spitalet janë mbingarkuar, lagjet po shkatërrohen, njerëzit po ikin nga një vend në tjetrin pa asnjë vend të sigurt për të shkuar.

Nëse bombat nuk ndalen, konflikti do të përhapet në zona të tjera të rajonit dhe do të ndodhë një katastrofë humanitare edhe më e madhe e shkaktuar nga njeriu", tha ai.

Ai deklaroi se 3,000 "fëmijë të pafajshëm, engjëj" dhe 1,700 gra u vranë nga Izraeli në Gaza në më pak se tre javë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka kapur shifrën e 7,000 civilëve.

"Këto janë krime, kjo është barbarizëm. A është kjo lufta që disa prej jush po e mbrojnë", tha Mansour teksa shtoi se 900 fëmijë palestinezë ndodhen të bllokuar të gjallë ose të vdekur nën rrënoja.

gaza bilanc

Lini një Përgjigje