TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2025, 14:42

Hamasi liroi 20 pengje, Izraeli lë të lirë 154 të burgosur palestinezë

Shkruar nga Pamfleti

Hamasi liroi 20 pengje, Izraeli lë të lirë 154 të

Pas kthimit të 20 pengjeve izraelite nga Hamasi, edhe Izraeli ka respektuar marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, duke liruar 154 të burgosur palestinezë.

Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Të burgosurit palestinezë kanë vuajtur dënime të gjata në burgjet izraelite, dhe sipas marrëveshjes, pas lirimit u deportuan në Egjipt.

Autoritetet izraelite kishin kërkuar që të burgosurit e dënuar për vepra të dhunshme të deportoheshin në vende të treta në vend që të lejoheshin të ktheheshin në Bregun Perëndimor ose Gaza.

 

Lini një Përgjigje