TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2025, 14:34

Marrëveshja e paqes Izrael-Hamas, Starmer: Britania sdo rindërtojë Gazën 

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja e paqes Izrael-Hamas, Starmer: Britania sdo
Keir Starmer

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkur, Keir Starmer, do të njoftojë sot në samitin historik të paqes që po zhvillohet në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, angazhimin e tij për të ofruar ndihmë praktike për rimëkëmbjen e Rripit të Gazës.

Ndër të tjera, Britania pritet të ofrojë ndihmë humanitare me vlerë 20 milionë paund si edhe të organizojë një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës.

Paratë do të jepen për të siguruar shërbime bazë të ujit, kanalizimeve dhe higjienës për civilët në zonë, ndërsa në konferencën ndërkombëtare tre-ditore do të marrin pjesë, ndër të tjera, Gjermania, Italia, Arabia Saudite, Jordania dhe Autoriteti Palestinez.

Në të njëjtën kohë, do të ftohen organizata ndërkombëtare, institucione financiare zhvillimi, si dhe individë që dëshirojnë të investojnë në zonë. Qëllimi i konferencës do të jetë koordinimi i veprimeve për rimëkëmbjen sa më të shpejtë të mundshme të zonës, siç thekson konkretisht njoftimi i Zyrës së Kryeministrit Britanik.

“Sot shënon fillimin e fundit të luftës. Mbretëria e Bashkuar do të jetë në ballë të përpjekjeve për të zbatuar plotësisht planin e paqes, në mënyrë që njerëzit në të dyja palët të mund të jetojnë në siguri dhe dinjitet”, tha Keir Starmer.

Lini një Përgjigje