TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2025, 13:23

"Sirenat kanë pushuar", Trump fjalim në Parlamentin izraelit: Fundi i luftës dhe terrorit!

Shkruar nga Pamfleti
"Sirenat kanë pushuar", Trump fjalim në Parlamentin
Donald Trump

Në një klimë emocionesh të thella dhe me shpresa për një paqe të përgjithshme në Lindjen e Mesme, sytë e të gjithë planetit sot, janë përqendruar te Izraeli, ku  u liruan pengjet e Hamasit , si pjesë e zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. 

Presidenti i SHBA Donald Trump mbajti fjalën e tij në Parlamentin izraelit.

Trump u shpreh se arritja e marrëveshjes nuk shënon vetëm fundin e luftës dhe terrorit, por edhe nisjen e një periudhe shprese jo vetëm për Izraelin por për rajonin.

Presidenti amerikan shtoi se 20 pengje janë kthyer sot në shtëpitë e tyre.

"Nder i madh të mblidhemi në një ditë gëzimi, një ditë ku falenderojmë Zotin. Pas 2 vitesh të tmerrshme, 20 pengje me kurajë u kthyen pranë familjeve. 20 anëtarët të familjeve po kthehen në shtëpi, gjatë kësaj periudhe me luftë sot qiejt janë të qetë, sirenat kanë pushuar dhe toka e Izraelit dhe rajonit është në paqe falë Zotit. Ky nuk është vetëm fundi i luftës, por undi i një epoke terrori dhe fillimi i një kohe shprese për Izraelin dhe gjithë rajonin", u shpreh Trump.

Lini një Përgjigje