Presidenti Donald Trump, gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, tregoi se kush ishte negociatori që arriti planin e paqes mes Hamasit dhe Izraelit. Ai tha se Stiv Witkoff ishte personazhi që ka kontribuar në realizimin dhe jetësimin e planit të paqes në Gaza.
Ai mes të tjerash tha se Witkoff kishte pasur më parë një takim të gjatë prej 5 orësh ne Putinin, me të cilin kishte folur për ‘gjëra interesante’.
“Ky është fillimi i një epoke. Duhet të shpreh mirënjohjen për punën e bërë. Brezat do të kujtojnë se gjithçka do të ndryshojë për mirë. Do të jetë epoka e artë e Izralit dhe të Lindjes se Mesme që do të punojnë bashku. Të gjithë u munduan. Dua të falënderoj mikun tim Stiv Witkoff. Ai u zgjodh nga unë. Kishte aftësi të jashtëzakonshme negocimi. I telefonova Steve Witkoff dhe ai ishte në një takim në fakt. Ai ishte takuar me Putinin dhe 3 orë ose 4 bisedime me pas aq orësh i thash; për ça dreqit po flisnit për 5 orë? Më tha; për disa gjëra interesante. Ai është një talent. Është negociator i shkëlqyer. Faleminderit Witkof”, u shpreh Trump.
Trump u prit me ovacione në Parlamentin izraelit, në ditën kur Hamasi liroi 20 pengjet e gjalla, pjesë e planit prej 20 pikësh të paqes së kreut të shtëpisë së bardhë.
Teksa përgëzoi Netanjahun dhe negociatorin Witkoff për lidershipin, Trump u shpreh se nga sot armët heshtën në tokën e shenjtë dhe një e ardhme e re ka nisur për të gjithë rajonin.
“Faleminderit të gjithëve është një nder i madh. Jemi mbledhur këtu në këtë ditë të madhe. Pas 2 viteve errësirë, 20 pengje po kthehen në familjet e tyre. 28 të tjerë do të kthehen për t’u prehur në tokën e tyre. Sot armët kanë heshtur dhe dielli e gjeti në paqe tokën e shenjtë. Ky nuk është fundi i luftës, por edhe fundi i terrorit. Falënderoj kryeministri Netanjahu, një burrë trim, pa të paqja nuk do të ishte e mundur. Nuk është aq e lehtë të flasësh me të, por prandaj është aq madhështor.
Faleminderit Bibi ke bërë një punë të madhe. Faleminderit dhe të gjitha vendeve të tjera arabe që u angazhuan për lirimin e pengjeve. Gjenerata do ta mbajnë këtë moment, si momenti kur gjithçka ndryshoi dhe ndryshoi për mirë. Shumë njerëz na thonin që po humbnim kohë kot, por nuk doli kështu. Një falënderim për Steve Ëitkoff. Ai u zgjodh nga unë, nuk e kishte bërë më përpara këtë gjë. Ishte një biznesmen i madh, që negocion, por ai është njeri i madh. Të gjithë e respektojnë”, tha Trump.
Lini një Përgjigje