
Dy furgona të blinduara u sulmuan pasditen e së premtes nga një bandë e armatosur. Grabitja ndodhi në Variante Aurelia në dalje të tunelit jugor të San Vincenzo (Livorno).
Të dy furgonat thuhet se janë të kompanisë Battistolli. Dinamika e sulmit është ende e paqartë. E sigurtë është se autorët e grabitjes kanë ndërhyrë me dy automjete dhe kanë mundur të ndalojnë autokolonën duke sulmuar njërin nga dy furgonët dhe duke kërcënuar me armë rojet e sigurisë.
Më pas banda, për të cilën ende nuk dihet se sa anëtarë kishte në veprim, u largua me automjete të tjera pasi kreu grabitjen. Hetimet po ndiqen nga njësia hetimore e Karabinierëve të Piombino.
Në vendngjarje ka ndërhyrë edhe policia rrugore, si dhe shërbimet mjekësore dhe zjarrfikësja.
Ende nuk dihet sasia e parave të grabitura.
Lini një Përgjigje