
Gjyqi penal historik ndaj Donald Trump vijon ende. Kjo është hera e parë që shihet një president i SHBA-së në gjyq.
Trump akuzohet se i ka paguar para aktores pornografike Stormy Daniels për të mbuluar lidhjen mes tyre.
Por ai nuk është në gjyq për këtë në vetvete, Trump po gjykohet me akuzën e falsifikimit të të dhënave të biznesit.
Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke ndalur publikimin e historive të dëmshme rreth jetës së tij personale.
Prokurori Christopher Conroy, kërkoi që gjykata duhet t'i kujtojë Trumpit se "burgimi është një opsion, nëse do të jetë i nevojshëm", për shkelje të përsëritura.
Ai i kërkon gjykatësit të vendosë një gjobë prej 1000 dollarësh për çdo shkelje dhe të urdhërojë ndalimin e posteve publike
“Donald Trump po kalon ditën në gjykatë dhe po bën gjithçka që mundet për të minuar këtë proces”, theksoi prokuroria.
Prokuroria vazhdon të argumentojë se Trump ka shkelur 10 herë urdhrin që e pengonte atë të sulmonte publikisht dëshmitarët dhe anëtarët e jurisë. Në qendër të çështjes janë postimet që ai bëri në Truth Social dhe deklaratat në website-in e fushatës së tij.
Lini një Përgjigje