TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2024, 12:54

Vizita e Erdogan në SHBA, koloneli zbulon se çfarë do të diskutojë me Biden

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Erdogan në SHBA, koloneli zbulon se çfarë do të

Koloneli shqiptar Çlirim Toci ka treguar arsyet se përse presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të takojë homologun e tij amerikan Joe Biden.

Ai theksoi se tre pikat për të cilat do të diskutojnë janë konflikti në Gaza, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe lufta kundër terrorizmit.

Mes tjerash ai tregoi se përse pati marrëveshje mes SHBA dhe Turqisë.

“Turqia për SHBA ka qenë një aleat shumë i rëndësishëm në NATO. Është fuqia e dytë ushtarake pas SHBA por njëkohësisht dhe një zë i fortë për Lindjen e Mesme. Ka pasur mosmarrëveshje të mëdha mes Ankarasë dhe SHBA jo vetëm për çështjen e avionëve F16, apo për përjashtmin e Turqisë nga programet e zhvillimit të avionëve F35. Kjo nisi kur Erdogan me vendimin e tij, vendosi që të blejë sistemet anti-raketore S500 që janë shumë të zhvilluara. Kjo u kundërshtua menjëherë nga SHBA.

Tre janë pikat e rëndësishme që do të diskutoj Erdogan me Biden, e para është konflikti në Gaza, e dyta është bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe e treta është lufta kundër terrorizmit. Vetë Erdogan e ka kritikuar administratën Biden për deklaratën që ata kanë thënë se do të jenë gjithmonë në mbështetje të Izraelit”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

erdogan shba koloneli biden

Lini një Përgjigje