
Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë, nëse arrin të mposhtë Ukrainën në luftë.
Kryeministri do të shpallë sot paketën e energjisë së bashku me një shtesë prej 500 milionë paundësh për përpjekjet luftarake të Presidentit Zelensky. Duke përfshirë municione të tjera, mbrojtjen ajrore dhe dronët.
Rritja e ndihmës do ta çojë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kievin në 3 miliardë paund këtë vit.
Sunak më pas do të shkojë në Poloni dhe Gjermani për bisedime urgjente për sigurinë, ku do të paralajmërojë se Rusia do të pushtojë NATO-n nëse nuk ndalet.
Sunak synon të diskutojë luftën në Ukrainë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe më vonë do të takohet me kryeministrin polak Donald Tusk në Varshavë.
Ndërkohë, Polonia ka dhënë tashmë dritën jeshile se është gati të presë armë bërthamore në kufijtë e saj nëse është e nevojshme. Presidenti polak Andrzej Duda tha se vendi i tij do të marrë armët bërthamore nëse atyre iu kërkohet nga NATO, ndërsa ata po kërkojnë ku të vendosin armë dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve të fundit të Putinit.
Lini një Përgjigje