TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Tetor 2025, 20:03

Gaza, palestinezët presin lajme mbi bisedimet e armëpushimit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Gaza, palestinezët presin lajme mbi bisedimet e armëpushimit (Foto)
Palestinezët mblidhen sot rreth shitësve ambulantë për të blerë ushqime dhe furnizime bazë mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara në qytetin e Gazës.

Teksa përpjekjet diplomatike rreth propozimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për armëpushim në Gaza vazhdojnë, bombardimet e Izraelit kanë pësuar një ulje në intensitet, të paktën për momentin.

Gaza, palestinezët presin lajme mbi bisedimet e armëpushimit (Foto)
Palestinezët ecin nëpër rrugë të mbushura me ndërtesa të shkatërruara nga sulmet izraelite.

Por vlen të theksohet se pavarësisht uljes së intensitetit, dhjetëra njerëz të tjerë janë plagosur ose vrarë në sulmet izraelite gjatë 48 orëve të fundit, sipas spitaleve të Gazës. Ndërkohë që pritet ndonjë lajm lidhur me përgjgijen e Hamasit, CNN ka publikuar disa foto nga Gaza që pret me shpresë një marrëveshje.

Gaza, palestinezët presin lajme mbi bisedimet e armëpushimit (Foto)
Fëmijët ulen në anë të rrugës në Qytetin e Gazës sot.

Disa banorë në Gaza kanë raportuar një rënie të sulmeve izraelite sot, ndërsa negociatorët përgatiten të takohen në Egjipt për bisedime për armëpushim.

Gaza, palestinezët presin lajme mbi bisedimet e armëpushimit (Foto)
Një kamion transporton një tank ndërsa lëviz në anën izraelite të kufirit me Gazën. Tymi ngrihet nga enklava palestineze pas një shpërthimi, siç shihet nga Izraeli sot.

Ndërsa qetësia relative ka ofruar një pushim të shkurtër për palestinezët me të cilët foli CNN, ata thanë se ende mund të dëgjojnë shpërthime dhe janë të kujdesshëm në optimizmin e tyre.

Gaza, palestinezët presin lajme mbi bisedimet e armëpushimit (Foto)
Një grua palestineze ulet pranë një tendë në qytetin e Gazës, i cili ka qenë në qendër të një ofensive të rinovuar tokësore izraelite.

Lini një Përgjigje