
Rusia ka sulmuar sërish me raketa dhe dronë Ukrainën, ndërsa mbetën të vrarë paktën pesë persona dhe ka shkaktuar dëme në infrastrukturë, duke përfshirë dhe objekte energjitike në disa rajone.
Sulmet e fundit të Moskës kanë pasur pikësynim goditjen e rrjetit energjetik dhe pikave të prodhimit të gazit në Ukrainë.
Agresioni rus në Ukrainë, tashmë po shkon drejt dimrit të katërt dhe mesa duket përpjekjet për t’i dhënë fund kësaj lufte janë “shuar”.
Sulmi i fundit ka qenë në rajonin perëndimor të Lvivit, pranë kufirit me Poloninë, nga ku humbën jetën një familje, me 4 katër pjesëtarë.
Raportohet se si pasojë e sulmit, ka rënë flakë në një park industrial në kryeqytetin rajonal të Lvivit.
Kryebashkiaku Andriy Sadovyi njoftoi se një pjesë e qytetit mbeti pa energji elektrike dhe u ka bërë thirrje banorëve të qëndronin brenda, ndërsa autoritetet janë duke u përballur me zjarret.
Nga ana tjetër, në rajonin juglindor të Zaporizhzhias, një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën nga një sulm, i cili la më shumë se 73,000 konsumatorë pa energji elektrike, tha guvernatori Ivan Fedorov.
Ministria e Energjisë e Ukrainës raportoi se objektet energjetike u dëmtuan në Zaporizhzhia dhe në rajonin verior të Chernihivit. Kompania shtetërore ukrainase e gazit dhe naftës, Naftogaz, tha se Rusia kishte goditur dhe dëmtuar infrastrukturën e gazit, por nuk dha detaje të tjera.
Lini një Përgjigje