TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2023, 20:50

“Flet për pensionet dhe mban në dorë orën 80 mijë euro”, francezët shpërthejnë në kritika ndaj Macron; videoja  pushton rrjetin

Shkruar nga Pamfleti

“Flet për pensionet dhe mban në dorë orën 80 mijë

Një video e Presidentit francez, Emmanuel Macron, ka pushtuar rrjetin dhe ka ngjallur reagime të ashpra në vend. Pasi gjatë një interviste kur po fliste për pamundësinë e shtetit për të përballuar pensionet, mbante në dorë një orë e cila thuhet se kushton plot 80 mijë euro. Një detaj ky i cili duke se i ka shpëtuar skuadrës së PR të presidentit.

Ndërkohë vetëm pak minuta në intervistë, duket se Macron e kuptoj se çfarë po mbante në dore dhe pak çaste pas intervistës ai shihet duke ulur duart nën tavolinë, dhe pa u vënë re e ka hequr atë. Kjo ka sjellë menjëherë dhe reagimet në rrjet.

Mirëpo nga ana tjetër, enturazhi i Emmanuel Macron shpjegoi se Presidenti mban një orë Bell & Ross BR V1-92 të personalizuar me stemën e Presidencës së Republikës. Ai e mban atë shumë rregullisht për më shumë se një vit e gjysmë. Ndryshe nga gjithçka që promovohet në rrjetet sociale, Presidenti nuk e heq orën për ta fshehur, por sepse sapo e kishte përplasur në tavolinë. Zhurma dëgjohet qartë në videon e shpërndarë”. Zhurma në të vërtetë dëgjohet në minutën e 11-të.

 

macron orë 80 mijë euro

Lini një Përgjigje